Monday, December 28, 2009

Krijuesja e re Amna Shah

Amna Tariq Shah u lind më 22 prill të vitit 1984, në një familje muslimane në Peshawar, Pakistan. Peshawar është kryeqyteti i Provincës Kufitare Veri-Perëndimore të Pakistanit, e quajtur ndryshe edhe Afghania. Pra, Peshawar është qendra administrative e Zonave Fisnore të administruara si Federatë, në veri-perëndim të Pakistanit. Kjo Federatë, me qendër në Peshawar është një pjesë e shtetit të Pakistanit.

Amna Tariq Shah është shkrimtare dhe poete. Ajo shkruan tregime të shkurtra, prozë dhe poezi.

Shkollën fillore Amna e kreu në Beaconhouse School Systems, në Peshawar. Më vonë, ajo u diplomua në F.G. Degree College, Peshawar, për Letërsi Angleze dhe Psikologji.

Në 2007, ajo përfundoi studimet Master në Letërsi Angleze dhe Gjuhësi e Zbatuar në Universitetin e Peshawar-it.

Pas përfundimit të Masterit, ajo punoi si lektore në gjuhën angleze në kolegjin për vajza “Peshawar Model Degree” në Peshawar, për një periudhë dy vjeçare.

Aktualisht Amna punon si shkrimtare e pavarur për kompaninë australiane “Write On”.

Gjuha e saj mëmë është Urdu dhe Pashto, por Amna ka zgjedhur gjuhën angleze për krijimtarinë e saj. Në këtë mënyrë krijimet e saj mund të lexohen nga shumë njerëz në vende të ndryshme të botës.

Amna Tariq Shah ka shfaqur dëshirën për të qenë mike e Shqipërisë dhe bashkëpunëtore e revistës sonë "Krahu i shqiponjës, prandaj si fillim na dërgoi poezinë "Flakur", të cilën e publikuam në origjinal në anglisht, e përkthyem dhe e përshtatëm për botim edhe në gjuhën shqipe.

Shefki Hysa

Friday, December 25, 2009

Flakur

Nga pema në pemë fluturon shqiponja,
Në kërkim të ngrohtësisë,
Për t’i qendruar pranë...
Zjarri regëtin diku më larg,
Kjo nuk është asgjë për zogun e harlisur…
Frymën pezull mban, tek turret nga lart,
Dyzohet, kur vetëm një herë duhet të mendohet;
Ende larg jetës;
Është mrekulli të shohësh
Një ditë më të mirë përpara…
I thyhen krahët zogut,
E vetmja shpresë për ta mbajtur brenda arenës!...
Të ndjesh gëzime e hidhërime është pjesë e ekzistencës;
Vazhdon përsëri ai,
Përmes ecjes mbi oqeanin e patrazuar, në kërkim të shpresës!...

Amna Tariq Shah

Peshawar, Pakistan

Peshawar, Pakistan, pamje