Monday, December 28, 2009

Krijuesja e re Amna Shah

Amna Tariq Shah u lind më 22 prill të vitit 1984, në një familje muslimane në Peshawar, Pakistan. Peshawar është kryeqyteti i Provincës Kufitare Veri-Perëndimore të Pakistanit, e quajtur ndryshe edhe Afghania. Pra, Peshawar është qendra administrative e Zonave Fisnore të administruara si Federatë, në veri-perëndim të Pakistanit. Kjo Federatë, me qendër në Peshawar është një pjesë e shtetit të Pakistanit.

Amna Tariq Shah është shkrimtare dhe poete. Ajo shkruan tregime të shkurtra, prozë dhe poezi.

Shkollën fillore Amna e kreu në Beaconhouse School Systems, në Peshawar. Më vonë, ajo u diplomua në F.G. Degree College, Peshawar, për Letërsi Angleze dhe Psikologji.

Në 2007, ajo përfundoi studimet Master në Letërsi Angleze dhe Gjuhësi e Zbatuar në Universitetin e Peshawar-it.

Pas përfundimit të Masterit, ajo punoi si lektore në gjuhën angleze në kolegjin për vajza “Peshawar Model Degree” në Peshawar, për një periudhë dy vjeçare.

Aktualisht Amna punon si shkrimtare e pavarur për kompaninë australiane “Write On”.

Gjuha e saj mëmë është Urdu dhe Pashto, por Amna ka zgjedhur gjuhën angleze për krijimtarinë e saj. Në këtë mënyrë krijimet e saj mund të lexohen nga shumë njerëz në vende të ndryshme të botës.

Amna Tariq Shah ka shfaqur dëshirën për të qenë mike e Shqipërisë dhe bashkëpunëtore e revistës sonë "Krahu i shqiponjës, prandaj si fillim na dërgoi poezinë "Flakur", të cilën e publikuam në origjinal në anglisht, e përkthyem dhe e përshtatëm për botim edhe në gjuhën shqipe.

Shefki Hysa

No comments:

Post a Comment